Site icon PrishtinaPress

Intervistohen katër kandidatë për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Gjakovës

​Këshilli Prokurorial i Kosovës njofton  që janë intervistuar katër kandidatë në lidhje me përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, shkruan GazetaDemos.

Kandidatët e intervesur për kryeporkuror të Gjakovës janë Anton Hasanaj, Ardita Beqiraj-Hyseni, Dëshirë Jusaj dhe Enis Gashi.

Njoftimi plotë i KPK-së:

“Prishtinë, 19 tetor 2023 –Këshilli Prokurorial i Kosovës ka organizuar procesin e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Paneli Vlerësues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, i cili përbëhet nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryesohet nga Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, ka intervistuar katër kandidatë që kanë aplikuar dhe janë konfirmuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës janë prokurorët, si vijon: Anton Hasanaj, Ardita Beqiraj-Hyseni, Dëshirë Jusaj dhe Enis Gashi.

Procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Gjakovës është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST).

Paneli Vlerësues, pas procesit të intervistimit, vlerësimit dhe arsyetimit, do t’i propozojë Këshillit Prokurorial të Kosovës për votim kandidatët e suksesshëm”, thuhet në njoftimin e KPK-së./GazetaDemos/

 

Exit mobile version