-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Intervistohen kandidatët për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale dhe asaj Themelore të Prishtinës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka organizuar sot procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Panelet vlerësuese për përzgjedhjen e tyre, të cilat përbëhet nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës intervistuan pesë kandidatë, të cilët aplikuan dhe janë konfirmuar për të hyrë në procedurat e mëtejshme lidhur me këto dy pozita në sistemin prokurorial.

Në komunikatën për media janë treguar edhe se cilës janë kandidatët për pozitën e Kryeprokurori, në mesin e të cilëve është edhe Blerim Isufaj, përcjell Klankosova.tv.

“Kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës janë prokurorët, si vijon: Atdhe Dema, Blerim Isufaj, Naim Abazi dhe Valdet Gashi, kurse kandidat për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është Zejnulla Gashi”.

“Procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Zyrës së BE-së në Kosovë, Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST) dhe shoqërisë civile”, thuhet tutje në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img