Site icon PrishtinaPress

Intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror, reagon Kryeministri Albin Kurti

Në ditën kur pritet të nis intervistimi i pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit është tejet i rëndësishëm për vendin, qytetarët dhe drejtësinë.

Prandaj sispas tij duhet vemëndja e të gjithëve për këtë proces.

“Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik”, tha Kurti.

Deklarata e plotë e Kurtit:

Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.

Ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve.

Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.

Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare.

Si kryeministër i vendit pres që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor.

Exit mobile version