0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Intervistë e zhvilluar me aktorin e njohur Shkelzen Veseli

Intervistë e zhvilluar me aktorin e njohur Shkelzen Veseli

Intervistoi: Fatijona Bajraj për PrishtinaPress

 

Shkelzen Veseli njihet si njëri ndër aktorët më të mirë të Kosovës. Përveç peformancës  së shkëlqyeshme në teatër, ai ka luajtur edhe në shumë projekte të ndryshme televizive. Njihet kryesisht për role komedi. Veseli përveç faktit që gëzon një karrierë të bujshme në fushën e aktrimit,  duke mos u mjaftuar me këtë, ai ka themeluar edhe festivalin e teatrit “Prizren fest” ku marrin pjesë artistë nga vende të ndryshme. Vendi i Veselit në teatrin e Kosovës është dhe vazhdon të mbetet i veçantë.

 

F.Bajraj: Fillet e para të karrierës tënde si aktor?

Sh.Veseli: Fillet e para në aktrim për mua kanë filluar paralelisht me studimet e mia, më konkretisht koha kur përveç provimeve që kishim në skenë në vitin e dytë pata nënshkruar kontratë me Teatrin Kombëtar për shfaqjen “Mosmarrëveshja” me autor Alber Kamy në rolin e Zhanit (kryesor) dhe konsideroj që për mua ky ka qenë momenti kur ka filluar karriera ime si aktor.

 

F.Bajraj: Përse zgjodhe pikërisht aktrimin?

Sh.Veseli: Arsye objektive nuk kam sepse e kam zgjedhë aktrimin. Konsideroj që ka qenë si rezultat i dëshirës për t’u bërë aktor qysh kur isha në shkollë të mesme të muzikës dhe aso kohe isha i përcaktuar që do studioja aktrimin.

 

F.Bajraj: Cila është shfaqja që e ke luajtur më me qejf?

Sh.Veseli: Shfaqja që e kam luajtur më me qejf pasi e kalova kohën e sfidës për me e “jetësu” atë personazh e kisha veçuar rolin e Shemsi Tabrizit në shfaqjen “Destur”.

E luaja me shumë qejf për dy arsye; e para që e luajta një personazh historik shumë shtresor dhe të thellë në mesazhet që i jep ai personazh dhe arsyeja e dytë që gjeja pjesë të vogla të karakterit tim te ai personazh.

 

F.Bajraj: Ku e sheh veten më shumë, në teatër apo nëfilm?

Sh.Veseli: Unë vetën e shoh në të dyjat, po ja që krijohen rrethanat që në teatër jam shumë më aktiv sesa në film, jo pse unë nuk dua por arsyeja është më shumë se e kam pak siklet me iu nënshtru audicioneve në film (gabimi im, e di). Po shëndosh ka kohë, ende jam i ri…

 

 

F.Bajraj: Jeni themelues dhe drejtor gjeneral i festivalit të teatrit në ambient të hapur “Prizren fest” nga erdhi ideja për një festival të tillë?

Sh.Veseli: Ashtu është, ideja për me e themelu një fastival të tillë ka qenë e kamotshme por që kam fillu me punu në këtë projekt ka diku 5 vjet si ide fillimisht e deri sa vjet e themelova bashkë me koleget e mi Adrian Morina dhe Zana Duraku dhe tani jam i lumtur që Prizreni dhe shteti ynë ka një festival ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur.

 

F.Bajraj: Çfarë keni organizuar deri më sot në kuadër të këtij festivali? Kush merr pjesë?

Sh.Veseli: Vitin e kaluar ka qenë edicioni i parë dhe disa nga shtetet që kanë marrë pjesë kanë qenë: Italia, Rumania, Shqiperia, Bosnje Hercegovina etj.

E këtë tani gati jemi në përfundim të programit të cilin me kohë do e bëjmë publik.

Vlen të theksohet që këtë për dallim nga viti i kaluar festivali ka qenë 5 net, tani është 8 net dhe me shumë shfaqje e shumë aktivitete, debate, workshope, shfaqje për fëmijë dhe do jetë në pjesën e dytë të korrikut.

 

F.Bajraj: Planet e së ardhmes/organizimet e radhës në kuadër të festivalit?

Sh.Veseli: Synimet janë që ta rrisim cilësinë e festivalit dhe në një të ardhme të jetë festival elitar i teatrit ku do i sjellim produksionet më serioze në Kosovë, ku përmes festivalit ta rrisim vetëdijen qytetare për rolin dhe rëndësinë e teatrit.

Po ashtu synimi jonë është që hapësirat që mund të shndërrohen në aktivitete kulturore ta bëjmë sa më shpejtë dhe të kemi aktivitete kulturore jo vetëm gjatë kohës sa është festivali por, tu japim mundësi artdashësve që të kenë aktivitete në baza javore.

 

F.Bajraj: Ju faleminderit!

Sh.Veseli: Faleminderit juve!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img