Debate i fundit rreth korrigjimit dhe shkëmbimit të territoreve ka nxitur reagime të shumta në vend. Madje, për këtë çështje qe disa herë janë duke u cituar edhe fjalët që i kishte thënë presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.
Në një intervistë për revistën shqiptare të Luginës së Preshevës “Jehona”, nr. 8-9, tetor-nëntor 1992, para 26 vitesh, ai ishte shprehur lidhur me ndryshimin e mundshëm të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.