9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Interpol për Radoiçiqin: Nuk lëshojmë urdhërarreste, i shpallim personat në kërkim

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, tha gjatë ditës për Klan Kosova se është lëshuar një urdhërarrest nga Interpoli ndaj Milan Radoiçiqit, organizatorit kryesor të agresionit të Banjskës më 24 shtator ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

E kontaktuar nga Klankosova.tv, organizata ndërkombëtare policore Interpol tha se ata nuk lëshojnë urdhërarreste, por vetëm “njoftime të kuqe”.

“Interpol lëshon alarm ndërkombëtar, të njohura si ‘Red Notice’ (Njoftimi i Kuq), duke i shpallur personat në kërkim”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.

Derisa rreth rastit të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, thanë se nuk i komentojnë rastet

individuale.

Në ueb-faqen e Interpolit, thuhet se një “Njoftim i Kuq” është një kërkesë për zbatimin e ligjit në mbarë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose veprimeve të ngjashme ligjore.

“Një njoftim i kuq nuk është një urdhër arresti ndërkombëtar”, thotë Interpoli.

Më tej sqaron se individët kërkohen nga vendi anëtar kërkues, ose gjykata ndërkombëtare. Vendet anëtare thuhet se zbatojnë ligjet e tyre për të vendosur nëse do të arrestojnë një person.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img