5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

INTERPOL-i përveç Radoiçiqit ka lëshuar fletarrestim edhe për 11 persona të tjerë për sulmin në Banjskë

Organizata Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrest për Milan Radoiçiqin, kryeterroristin serb për sulmin në Banjskë në veri të Kosovës, ka konfirmuar ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, shkruan Reporteri.net.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë të Zveçanit të datës 24 shtator të këtij viti.

Siç raporton  Nova.rs, në mesin e të arrestuarve janë edhe 11 persona të tjerë, të gjithë të përfshirë për ngjarjet e ndodhura më 24 shtator në Banjskë.

Pasi që Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, urdhër-arrestet ndërkombëtare lëshohen përmes UNMIK-ut.

Sulmi në Banjskë nxiti shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon, ndërsa bashkësia ndërkombëtare i bëri thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që t’u kthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

BE-ja tha se Kosova ka mandat ta hetojë sulmin në Banjskë, ndërsa nga Serbia kërkoi që të bashkëpunojë pa kushte.

Parlamenti Evropian (PE) ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.

Ngjarja e 24 shtatorit në Banjskë është cilësuar si më e rënda që nga koha kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe ka nxitur shqetësim ndërkombëtar për qëndrueshmërinë në vend. Kosova ka fajësuar aparatin shtetëror të Serbisë për sulmin, ndërsa Serbia serbët në Kosovë. Milan Radoiçiq që e ka marrë përgjegjësinë, vazhdon të jetë i lirë në Beograd.

Radoiçiq, përmes një letre publike më 29 shtator, pranoi se “personalisht” ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Ai mohoi përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore të Serbisë në sulm. Ai, po ashtu, nuk i pranoi veprat, me të cilat e ngarkoi Prokuroria e Beogradit.

Radoiçiq u lirua nga mbajtja në Serbi, por iu konfiskuan dokumentet./Reporteri.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img