Site icon PrishtinaPress

INTERPOL-i heq nga lista e të kërkuarve emrat e ish-ushtarëve të UÇK-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, po raporton sot para deputetëve, anëtarë në Komisionin për Punë të Jashtme.

Sefaj në këtë komision ka raportuar për procesin e aplikimit të Kosovës në INTERPOL.

Gjatë fjalimit të tij ai ka folur për takimin që ka pasur me sekretarin gjeneral të INTERPOL-it në Lion, Jürgen Stock.

Sipas tij, gjatë këtij takimi ata i kanë konfirmuar se Kosova nuk ka nevojë të riaplikojë për anëtarësim dhe se ajo është në agjendën e saj, vetëm se duhet të futet në rendin e ditës.

Pos kësaj, kërkesa e palës kosovare, sipas tij, ka qenë edhe heqja dhe eliminimi i emrave të personave nga jeta politike e Kosovës dhe ajo shoqërore, nga lista e të kërkuarve të INTERPOL.

Sipas tij, dy ditë pasi janë kthyer nga ky takim ata edhe kanë marrë konfirmimin e INTERPOL-it, se kanë aprovuar heqjen e këtyre emrave nga lista e INTERPOL-it.

“Në pikën e dytë të rendit të ditës kemi pasur kërkesën që të bëhet edhe eliminimi dhe anulimi i emrave nga jeta politike të Kosovës dhe asaj shoqërore, të cilët ishin të kërkuar nga INTERPOL-i. Kemi kërkuar të eliminohen këta emra sepse kishim të bëjmë me kryeministrin por edhe me disa anëtarë tjerë të shoqërisë sonë. Kemi kërkuar të paktën të kemi një kohë të caktuar se kur do të bëhet kjo. Ata na kanë përsëritur se do të bëhet shumë shpejt. Dhe dy ditë pasi jemi kthyer nga Lion ata na kanë kontaktuar drejtpërdrejt dhe na kanë treguar se është aprovuar anulimi i emrave nga lista e të kërkuarve”, ka thënë Sefaj.

 

Exit mobile version