Site icon PrishtinaPress

Interi s’po mendon për vazhdimin e bashkëpunimit me Lukakun

Interi nuk po mendon për momentin për vazhdimin e bashkëpunimit me Romelu Lukakun.

Eksperienca e dytë e sulmuesit belg tek “Nerazzurri” nuk i ka përmbushur pritshmëritë pasi atë e përshkuan lëndimet dhe forma e zbehtë.

Ish-futbollisti i Evertonit dhe i Manchester Unitedit është i huazuar në Milano nga Chelsea dhe kjo marrëveshje do të skadojë në muajin qershor.

Tash për tash, Zikaltrit nuk e kanë marrë ende një vendim për “bishën” e sulmit, i cili në eksperiencën e tij të parë në “Giuseppe Meazza” e kishte ndihmuar Interin që të shpallej kampion i Italisë dhe ishte i jashtëzakonshëm.

“Ne nuk jemi në bisedime me menaxherët e tij rreth huazimit apo për të ardhmen e tij. Ne duam që Lukaku të fokusohet në fushën e blertë, ai është duke u përmirësuar dhe do të na ndihmojë shumë. Ai e di se tek ne është ‘me qera’, ai do të bëjë gjëra të mëdha”, u shpreh drejtori i Interit, Piero Ausilio.

Chelsea është i interesuar ta shesë përfundimisht kartonin e Lukakut dhe nëse jo në Inter, këtë do ta bëjë në një klub tjetër gjatë verës që vjen.

Exit mobile version