Interi ka realizuar fitore ndaj Empolit me rezultat 2:0 në xhiron e 30-të të Serie A-së.
Federico Dimarco zhbllokoi rezultatin në minutën e pestë për të kaluar vendësit në epërsi.
Zikaltrit patën tentime të tjera, por nuk ia la keq as klubi mysafir që po e kërkonte golin e barazimit.
Sidoqoftë, fitoren Interit ia siguroi rezervisti Alexis Sanchez në minutën e 81-të pasi shënoi golin e dytë.
Me këtë fitore Interi zë vendin e parë me 79 pikë, 14 më shumë se rivali i qytetit, Milani, që zë të dytin.
Ndërkaq, me këtë humbje Empoli vijon të vuajë në vendin e 18-të që dërgon në ligën e dytë.