Site icon PrishtinaPress

Interi mposht Juventusin (Video)

Inter ka arritur të fitoj 2-1 Derbin e Italisë ndaj Juventusit, në takimit e xhiros së katërt të Serie A.
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e tyre për gol, me Interin që rrezikoi me Muaro Icardin e Eder, teksa edhe Juventus rrezikoi Sami Khediran.
Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të shënoj gol dhe kështu skuadrat shkuan të barabartë 0-0 në pushimin në mes të dy pjesëve.

Pjesa e dytë e takimit nisi me iniciativën e Interit, por ishte Juventus që gjeti golin i pari në kohën kur zikaltrit ishin në duke dominuar.
Luhej minuta e 66-të, kur Alex Sandro depërtoi mirë nga e majta për ta dërguar topin në zonë, ku më së miri u gjend Stephan Lichsteiner, i cili shënoi nga afërsia.

Por, nuk vonoi shumë dhe Interi gjeti golin e barazimit me anë të kapitenit të tyre, Mauro Icardi, që kërceu mirë në zonë për ta dërguan topin në rrjetë me kohë.
Ky gol erdhi në minutën e 68-të pas harkimit të bukur të mesfushorit argjentinas, Ever Banega.

Skuadra e Frank De Boer nuk u pajtua me as me barazimit dhe u hodh në sulm me të gjitha forcat, ku edhe gjeti golin e epërsisë.
Ishte mesfushori kroat, Ivan Perisic, i cili erdhi nga bankina për të shënuar gol në minutën e 78-të, pas një harkimi të mirë të kapitenit Icardi.

Deri në fund të takimit, kishte edhe disa gjysmë raste për të dy skuadrat, por nuk arritën të shënojnë asnjëra gol dhe kështu Interi iu gëzua fitores 2-1 në ‘Derby D’Italia’. /Telegrafi/

Exit mobile version