Interi e ka dërguar një ofertë të re për Romelu Lukakun tek Chelsea.
Nënkampioni evropian e ka bërë një propozim të një “pakoje” prej 30 milionë eurosh.
“Nerazzurri” shpresojnë që ta finalizojnë marrëveshjen me “Blues”, ndërsa palët po i vazhdojnë negociatat rreth shumës së transferit dhe bonuseve.
“Të Kaltrit” nuk duan ta huazojnë më përfaqësuesin belg dhe duan ta shesin menjëherë atë.
Edhe Interi e ka ndërmend ta blejë një herë e mirë ish-futbollistin e Evertonit dhe të Manchester Unitedit.
Lukaku ka hequr dorë nga ofertat e majme nga Arabia Saudite pasi dëshiron të qëndrojë në Itali, i vendosur për ta treguar veten në eksperiencën e dytë tek Zikaltrit.