4.5 C
Pristina
Sunday, April 13, 2025

Buy now

spot_img

Interi fiton pa probleme në shtëpi ndaj Cagliarit

Inter ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit italian.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 13-të përmes Marko Arnautovic i cili realizoi një gol të bukur për rezultatin 1-0.

‘Nerazzurrët’ nuk vonuan shumë dhe gjetën golin sërish, kësaj radhe përmes Lautaro Martinez i cili në minutën e 26-të realizoi për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët shënuan gol me anë të Roberto Piccolit i cili në minutën e 48-të nga një pozicion i vështirë realizoi për 2-1.

https://x.com/Inter/status/1911108631552045348

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Yann Bisseck i cili realizoi me kokë në minutën e 56-të për rezultatin 3-1.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rrjetat më nuk u prekën dhe Interi mori një fitore të vlefshme në luftën për titull me Napolin.

Të besuarit e Simone Inzaghit tani do të fokusohen në Ligën e Kampionëve ku do të presin të mërkurën Bayern Munichun në ndeshjen e kthimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img