Interi ka vazhduar me formë të lartë në Serie A. Zikaltrit e kanë mposhtur me rezultat 0:5 ekipin e fundit në tabelë Salernitanan, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të në Serie A.
Llogarinë e golave e hapi Ivan Perisic në minutën e 11-të, i cili u asistua nnga Hakan Calhanoglu, shkruan Gazeta Express.
Në minutën e 33-të Interi e dyfishoi epërsinë. Denzel Dumfries realizoi pas asistimit nga boshnjaku, Edin Dzeko.
Me rezultatin 0:2 u mbyll edhe pjesa e pare e kësaj sfide.
45 minutat e dytë prodhuan edhe tre gola të tjerë.
Fillimisht Alexis Sanchez shënoi në minutën e 52-të, pas asistimit të Calhanoglut, i dyti për turkun sonte.
Në minutën e 77-të, Lautaro Martinez realizoi për rezultatin 0:4.
Krejt në fund, në minutën e 87-të për 0:5 shënoi Gagliardini
Me këtë fitore, Interi e thellon diferencën me kundërshtarët dhe tani prin në Serie A me 43 pikë, katër më pak se Milani, që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Salernitana mbetet e fundit me tetë pikë të tubuara pas 18 ndeshjeve.