Site icon PrishtinaPress

Interi do të synojë nënshkrimin me mesfushorin e Napolit, nëse Mkhitaryan largohet

Interi raportohet se do të synojë transferimin e Piotr Zielinskit, nëse Henrikh Mkhitaryan largohet.

Polaku do të jetë lojtar i lirë në verën e ardhshme, pasi kontrata e tij me Napolin skadon në fund të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Për 29-vjeçarin interesim kanë shfaqur edhe dy klubet tjera italiane, Lazio dhe Juventusi.

Sipas “FCInterNews”, ekziston vetëm një skenar që do të fuste Interin në garë për Zielinskin, dhe ai është nëse Mkhitaryan do të largohej.

Edhe armeni ka kontratë të vlefshme deri në verën e ardhshme, teksa ende nuk dihet nëse ai do të rinovojë me klubin nga Milano.

34-vjeçari mund të bëhet një prej futbollistëve të ardhshëm që do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. /Gazeta Express/

Exit mobile version