Site icon PrishtinaPress

Interesim i madh i të rinjve për ushtrinë, aplikojnë mbi 3 mijë perona për 840 vende në FSK

Ka përfunduar faza e parë e testimit të rekrutëve të rinj që kanë aplikuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Por, për ata që do të pranohen do të kenë fatin që të marrin dhe rrogën me rritje. Kjo pasi që me buxhetin e ndarë për vitin 2022 është paraparë edhe rritja e rrogës për ushtarët e Kosovës.

Në konkursin e hapur për pranimin e 840 pjesëtarëve të rinj, kanë aplikuar mbi 3 mijë aplikantë.

Kolonel Sefer Isufi, shef i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes në një intervistë për Gazetën Insjaderi tha se ka pas interesim të jashtëzakonshëm të të rinjve për të qenë pjesë e FSK-së.

“Jemi në proces të rekrutimit të 840 pjesëtarëve të rinj, pra ushtarëve aktiv. Kemi realizuar fazën e parë të testimit që është testi fizik. Tani jemi në fazën e dytë të njohurive të përgjithshme.

Sa ka pas interesim për të rinj që të aplikojnë?

Kolonel Sefer Isufi tha se interesimi ka qenë jashtëzakonisht i madh “nga dy gjinitë e të gjitha komunitetet. Janë mbi 3 mijë aplikues për 840 vende”, tha ai.

Koloneli thotë se ndër objektivat e ministrit Mehaj dhe komandantit Jashari është ngritja e kushteve qoftë për shërbim, trajnim akomodim e qoftë edhe për stërvitje.

“Asetet më të mëdha FSK i ka ushtarët. Këtu futet edhe ngritja e pagave që është planifiku për vitin e ardhshëm. Do të ketë rritje të pagave për ushtarët dhe nënoficerët me grada të ulëta”

Por sa do të ketë rrite të pagës?

“Do të jetë një shumë nuk e kemi të saktë sap o do të jetë një rritje që do të bëj të ndihen mirë pjesëtarët”, tha ai.

Exit mobile version