Site icon PrishtinaPress

Interesim i madh edhe për Bullgarinë, rreth 14 mijë tifozë të pranishëm në “Air Albania”

Ndeshja Shqipëri – Bullgari vërtetë nuk ka interesimin e sfidës së fundit të luajtur në ‘Air Albania’ kundër Çekisë, por stadium do të jetë i mbushur më shumë se gjysma e kapacitetit.

Kështu pritet që në sfidën e mbrëmjes së sotme të jenë të pranishëm afërsisht 14 mijë shikues.

Tifozët jo vetëm kanë preferuar të vijojnë të ndjejnë emocionet që po dhuron përfaqësuesja por kanë përfituar edhe nga politikat ekonomike të FSHF. Çmimet e biletave kanë qenë nga 1 mijë deri në 3 mijë Lekë.

Të gjithë kuponët janë shitur online dhe sikurse shihet nga faqa zyrtare e biletave, 31 sektorë janë sold out, krejtësisht të ezauruar, 6 janë pjesërisht ndërsa në 20 të tjerë kanë vende të disponueshme.

Në bazë të numrit të biletave të shitura për ndeshjen me Bullgarinë, duhet thënë se interesimi i tifozërisë është i konsiderueshëm për një ndeshje që nuk ka vlerën e 3 pikëve, por thjesht kënaqësinë që do të dhurojnë futbollistët kuqezi për publikun./tvklan

Exit mobile version