Sot do të zhvillohet ndeshja e radhës në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll, njëherit edhe derbi i kësaj jave.
Në palestrën sportive “Minatori”, Trepça do të përballet me Pejën, shkruan Gazeta Express. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00.
Atmosfera pritet të jetë në nivel, pasi që në mëngjesin e sotëm interesimi ka qenë i madh nga tifozët për t’u pajisur me bileta.
Shitja e biletave nisi në orën 10:00, por para nisjes së shitjes, jashtë ishin krijuar radhë të gjata pritjeje nga tifozët.
Ndryshe, mitrovicasit janë vendin e katërt me 15 fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët kanë 18 fitore e shtatë humbje, duke e bërë edhe më interesante këtë sfidë.
Në tri ndeshjet paraprake mes këtyre dy skuadrave në këtë sezon në Superligë, Peja ka regjistruar dy fitore, kurse një i ka takuar Trepçës.