Site icon PrishtinaPress

Inter Miami është i fundit në tabelë, por Messi magjik mund ta shpallë kampion këtë ekip

Inter Miami e gjen veten në vendin e fundit në ligë, atë të 15-të në Konferencën Lindore.

Por, a mund ta fitojnë Leo Messi me shokë titullin e kampionit në MLS? Po, ata munden!

Kampioni i MLS-së përcaktohet me sistemin “play-off”.

Top 9 ekipet e para kualifikohen në “play-off”, ndërsa ata përballen me njëri-tjetrin në sistemin e eliminimit në shtëpi dhe në udhëtim.

Inter Miami fillimisht duhet të kualifikohet së paku në “play-off”.

Aktualisht, ky ekip gjendet 14 pikë larg vendit të 9-të, por i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, në sezonin me 34 ndeshje.

Nëse i fiton ato, do të shkurtohej diferenca e pikëve në 8, me pozitën e 9-të.

Së fundmi, Messi bëri sensacion duke e fituar Kupën e Ligës me ekipin që gjendet në vendin e fundit në ligën amerikane.

Por, nëse e fiton edhe titullin e kampionit me ekipin që është i fundit, në vendin e 29-të në dy divizionet e ligës, kjo do të mundë të ishte arritja më e madhe në histori të sportit.

Messit s’i dihet kurrë, ai është i paparashikueshëm dhe i papërshkrueshëm!

Exit mobile version