Nerazzurri’ fituan 3:0 në udhëtim te Empoli.
Heroi i Interit në këtë takim ishte Romelu Lukaku.
Sulmuesi belg shënoi dy herë për të rikthyer ekipin e tij drejt fitores në ligën italiane, pas më shumë se një muaji.
Lukaku fillimisht realizoi në minutën e 48’, pas asistimit nga Marcelo Brozovic.
Më pas në të 76’ asistoi Hakan Calhanoglu, dhe belgu u tregua sërish skatë për të çuar në 2:0 rezultatin.
Kurse pak minuta pa përfunduar ndeshja LautaroMartinez vulosi rezultatin final të ndeshjes.
Empoli në anën tjetër nuk ishin të rrezikshëm për Interin.
Pas kësaj fitore, ‘Nerazzurri’ radhiten në vendin e pestë, kurse Empoli në të 15-tin./PrishtinaPress/