Inter po planifikon të bëjë një transferim befasues në këtë afat kalimtar të janarit.
Inter dëshiron ta transferoj anëtarin e Boca Juniors, Agustin Almendra.
Skuadra italiane i ka ofruar 15 milionë euro skuadrës argjentinase, ndërsa lojtari do të qëndroj për dy vite në huazim atje, përcjell prishtinapress.eu
Boca Juniors i ka bërë me dije se klauzola e lojtarit është 30 milionë euro, por që kjo marrëveshje dy vjeçare në huazim i ka ndryshuar gjërat.
Almendra aktualisht është 19-vjeçar, andaj deri në moshën 21-vjeçare, ai do të qëndronte në huazim te skuadra argjentinase.