Inter arrin marrëveshje me zëvendësuesin e Icardit
Inter është shumë afër marrëveshjes me Racing Club për sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez
Skuadra Italiane Inter ka arritur marrëveshje me sulmuesin Lautaro Martinez, i cili po shkëlqen në kampionatin argjentinas.
Sipas Sportitalia, ata po ashtu janë shumë afër marrëveshjes edhe me skuadrën e ti, Racing Club, e cila do të përfitojë 23 milionë euro.
Lojtari do t’i ofrohet një kontratë tre vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.
Inter për Martinez ka mposhtur konkurrencën e dy gjigantëve të la Ligas, Real dhe Atletico Madrid.