2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Inteligjenca britanike: Rusia dëshiron t’i shesë borxhin kombëtar vendeve të huaja dhe kështu të financojë luftën

Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin e saj ditor për situatën në Ukrainë, thekson se më 28 mars 2023, kryeministri rus Mikhail Mishustin tha se po punohet për procesin e shitjes së një pjese të borxhit kombëtar rus në valuta të huaja.

Sipas ministrisë britanike, kjo lëvizje është pothuajse me siguri një tregues se Rusia pret mbështetje të jashtme financiare nga vendet e huaja që i konsideron “miqësore”.

Pas përfundimit të procesit, investitorët nga vendet e tjera do të jenë në gjendje të blejnë borxhin e qeverisë ruse dhe kështu të financojnë disa nga deficitet e ardhshme buxhetore të Federatës Ruse.

Me këtë lëvizje, investitorët do të financonin indirekt pushtimin rus të Ukrainës. Në muajt e fundit, bankat ruse kanë qenë subjekti kryesor që blen borxhin e qeverisë. Megjithatë, pyetja është se sa do të jenë në gjendje të financojnë deficitet buxhetore ruse në këtë mënyrë në të ardhmen.

Zyrtarët rusë ka të ngjarë të shohin shitjen e borxhit të jashtëm, si një mënyrë për të mbyllur vrimat në financat e tyre gjatë pushtimit të Ukrainës. Mbetet në pikëpyetje nëse vërtet do të mund ta realizojnë atë plan, shkruan ministria britanike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img