Imazhet e burrit dhe gruas ‘ideale’ janë prodhuar nga inteligjenca artificiale dhe rezultatet janë pak shqetësuese.
Imazhet u krijuan përmes analitikës së angazhimit në mediat sociale, duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale për të deshifruar miliarda foto ku njerëzit përshkruhen si “të bukur”.
Gjetjet u monitoruan nga Projekti Bulimia, një grup ndërgjegjësimi për çrregullimet e të ngrënit. Ata thonë se këto pamje mund të jenë shqetësuese për personat që nuk kanë tipare dhe trup të tillë.
Gati 40 për qind e imazheve që tregonin femrat “perfekte” ishin bionde, 30 për qind kishin sy kafe dhe mbi gjysma kishin lëkurë në ngjyrë ulliri.
Ndërkohë, imazhi i trupit ideal mashkullor shfaqte meshkuj të mëdhenj bodybuilder, me muskuj që duken në gjithë trupin. Për meshkujt, 67 për qind e imazheve të krijuara nga AI(inteligjenca artificiale) përfshinin flokë kafe, ndërsa 63 për qind e imazheve tregonin lëkurë të nxirë, duke treguar një preferencë të qartë për meshkujt me flokë më të errët dhe lëkurë me tonalitet mesatar.
Pasi përdori inteligjencën artificiale për të analizuar imazhet që media sociale prezanton si burri dhe gruaja ideale, Projekti Bulimia më pas i kërkoi AI të tregojë këndvështrimin e saj bazuar në imazhet nga i gjithë interneti.
Për mashkullin ‘perfekt’ në vitin 2023, imazhet e AI treguan imazhe të burrave me qime në fytyrë dhe kryesisht me sy dhe flokë kafe. Gjatë kërkimit të imazheve të gruas ‘perfekte’, rezultatet kishin imazhe të grave me sy kafe, flokë kafe dhe lëkurë të nxirë.