Fansat e Michael Jackson që vazhdojnë të adhurojnë mbretin e popit nuk janë ndalur së menduari se si do të ishin gjërat nëse Michael Jackson do të kishte jetuar dhe do të vazhdonte të na dhuronte talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Agjencia kolumbiane e lajmeve “Pulzo” u bashkua me Robby Tecnologias SL, një kompani spanjolle e prodhimit të inteligjencës artificiale e specializuar në imazhe realiste, për t’i dhënë një përgjigje interesante pyetjes: Si do të dukej Michael Jackson në moshën 80-vjeçare?

