2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Inteligjenca amerikane: Rusët kanë “ngecur” në Ukrainë

“Rusët janë shumë të zhgënjyer për çfarë po ndodh në Ukrainë pasi deri më tani nuk kanë arritur asnjë prej objektivave parësorë të tyre”.

Kjo është çfarë raporton korrespondenti i “ForeignPolicy” Jack Detsch në Pentagon.

Sipas tij, inteligjenca amerikane nuk ka të dhëna që tregojnë se rusët kanë marrë nën kontroll ndonjë qytet gjatë tre ditëve të para të sulmit ndaj Ukrainës apo të kenë arritur kontroll absolut të qiellit.

Gjithçka ndodh teksa Kievi dhe qytetet e tjera të Ukrainës janë nën bombardimin e vazhdueshëm të forcave ruse, ndërkohë që autoritetet ukrainase raportojnë për më shumë se 3 000 rusë të vrarë, 80 tanke dhe më shumë se 500 mjete të tjera të shkatërruara.

Rezistenca e ukrainasve duket e fortë, ndërkohë që rusët po hasin mungesa në furnizime me ushqime dhe karburant.

Aktualisht, rusët po tentojnë të marrin Kievin duke synuar fillimisht rrethimin e tij. Forcat ruse ndodhen pak kilometra nga Kievi, ndërkohë që në jug kanë avancuar më shumë duke marrë tashmë qytetin e Melitopolit. Në në very-lindje janë përreth Kharkivit, kurse në lindje nuk shihet ndonjë avancim i dukshëm përtej linjës së kontaktit me rebelët pro rusë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img