Shkencëtarët kanë përdorur inteligjencën artificiale për të zbuluar një lloj të ri të antibiotikut që mund të vras disa nga bakteret më të rrezikshme në botë, rezistente ndaj ilaqeve.
Një ekip nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) thonë se algoritmi i tyre ishte në gjendje të identifikonte një strukturë të fuqishme antibiotike, e cila nuk zhvilloi asnjë rezistencë gjatë një periudhe trajtimi 30-ditësh tek minjtë.
Shkenctarët pretendojnë se teknologjia AI është në gjendje të funksionojë më shpejt dhe me më shumë efikasitet sesa përpjekjet ekzistuese, sepse kontrollon më shumë se 100 milionë komponime kimike brenda disa ditësh për të zgjedhur antibiotikët e mundshëm që shkatërrojnë bakteret.
Është trajnuar posaçërisht për të gjetur molekulat e mundshme të antibiotikëve të njohur për efektivitet kundër rritjes së E.coli.
Molekula, e quajtur halicin, doli efektive kundër E.coli dhe skuadra shpreson ta studiojë atë më tej me shpresën për ta zhvilluar atë për përdorim te njerëzit.
Përdorimi i makinerive që mund të trajnohen për të zhvilluar përdorimin e ilaqeve mund të zvogëlojë koston e antibiotikëve në të ardhmen dhe të hapë tregje të reja që synojnë sëmundje të pa-trajtueshme.