Por debati për këtë ka mbërritur deri në gjykatë. Organizata joqeveritare “Integra” e ka paditur për shpifje akademikun Mehmet Kraja. Për këtë kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim.
Shkas për këtë është bërë një artikull i Krajës që ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj kritikëve të “Fjalorit Enciklopedik të Kosovës”. Në cilësinë e kryeredaktorit të veprës dyvëllimëshe, Kraja ka përmendur edhe organizatën që ka publikuar raportin “Kriza në Akademi” në fillim të këtij muaji.
“Në këtë pikë, ndonëse përpiqet të tregojë fleksibilitet, duket se autori ka rënë nën influencën e fuqishme të asaj OJQ-së që synon integrimin e Kosovës në Serbi (dy çunat e asaj OJQ-je nuk kanë bërë gjë tjetër në jetën e tyre, përveç se, si dy pëllumba, kanë kërcyer nga dega në degë, duke kënduar “Mirëdita − Dobar dan!”) dhe që së fundi bëri raport për Akademinë dhe i vuri në lojë të gjitha mediat, përfshirë edhe një Komision parlamentar”, ka shkruar akademik Kraja këtë muaj në një reagim kundër tekstit të Blerim Latifit.
Raporti ka për autor Shkëlzen Gashin, përderisa drejtor ekzekutiv i organizatës dhe menaxher i këtij projekti është Kushtrim Koliqi. Të martën, Koliqi ka dorëzuar një padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës