4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Instrumentet mjekësore duke u zier në tenxhere në QKMF’në e Drenasit, Lladrovci po e pret raportin

Janë publikuar disa fotografi nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjarë në Drenas “Dr. Hafir Shala”, ku shihet që instrumentet mjekësore zihen në një tenxhere”.

Për këtë çështje kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se po pret raport dhe se varësisht prej të gjeturave do të ndërmarrin veprimet.

“Sipas artikullit, Drejtori paska ftuar Inspektoratin, pres raport rreth kësaj çështjeje, varësisht nga të gjeturat e raportit, do të veprojmë”, ka thënë Lladrovci për Express.

Ndërkaq, lidhur me rastin, është deklaruar edhe drejtori i QKM’së, Ismet Bogiqi. Ai tha se e ka thirrë Inspektoratin Sanitar dhe atë të Ministrisë së Shëndetësisë që “t’i këqyrin dhe të marrin verdiktin e tyre”.

Bogiqi i tha Gazetës Express se është  e paraparë që fillimisht të zihen instrumentet e pastaj të sterilizohen.

“Qitash e kam Inspektoratin Sanitar dhe Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë, i kam thirr që me i kqyrë edhe me jep këta verdiktin e tyre. Është e paraparë me standard, që njëherë me u zi instrumentet pastaj me u sterilizu. Nuk ka diçka të keqe”, tha Bogiqi.

Express ka dërguar pyetje në adresë të Inspektoratit sanitar dhe atij të MSH’së, por deri tani nuk ka pranuar përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img