Gjatë ditës së mërkurë kryeministri, Albin Kurti, ka emëruar, Atdhe Hetimin, drejtor ekzekutiv të Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
E për këtë në TV Dukagjinit ka qenë i ftuar, Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK), organizatë kjo e cila është ndër të paktat në vendin tonë që kanë fakte dhe të dhëna për krimet e luftës.
Blakaj ka thënë se themelimi i Institutit është një lajm i mirë, pasi do të, njohët kujtesa kolektive dhe kjo do të bëhet në fakte dhe dëshmi.
“Themelimi i Institut është lajm i mirë sepse përfundimisht mandati është që ti mbledh këto prova, këto dokumentacione, t’i përpunojë ojë ato dhe të realizojë të drejtën për të ditur. Shpresojmë që në të ardhmen Instituti do të dalë me publikime dhe do të njohët kujtesa kolektive dhe, po shpresoj që kjo të ndodhë ën mënyrë të tillë, që kjo kujtesë të bazohet në fakte. Pra nuk do të krijojmë një narracion që nuk është shumë i saktë, por laracon i cili ka rrënjët në fakte”, ka thënë Blakaj.
Blakaj ka treguar se Instituti nuk është organ ndjekës dhe nuk mund të ndjekë penalisht autorët e krimeve të luftës, por, dëshmitë që ka mund të i dërgoj ën Prokurori Speciale, e ku mëpastaj vazhdohet më proceduar e ndjekjes penale.
“Në parim Instituti nuk është organ ndjekës, Instituti nuk mund të bëjë ndjekjen penale të atyre që kanë kryer krime. Sigurisht në raste ku Instituti vihet deri të provat, të cilat mund të mos i posedojë Prokuroria e shteti, respektivisht Prokuroria Speciale atëherë, po që mund ti ndajë me të dhe prokuroria të bëjnë ndjekjen penale… Në bazë të deklarata është dhënë një mandat që Instituti do të bëjë një padi, apo do të bëjë ndjekjen e atyre që kanë kryer krime lufte në Kosovë, nuk është mandati i tij ky”, ka shtuar Blakaj.