Site icon PrishtinaPress

Instituti Octopus: Bashkatdhetarët gjatë kalimit nëpër Serbi po pyeten për zhvillimet në Kosovë

Nga instituti Octopus u tha se disa bashkatdhetarë i kanë njoftuar se në kufirin me Serbinë, autoritetet serbe kanë shprehur interesim të veçantë për zhvillimet në Kosovë.

Në një postim në Facebook, nga ky Institut u bëhet thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të autoriteteve të Serbisë.

Lexoni të plotë postimin:

Në Institutin OCTOPUS, disa bashkatdhetarë kanë treguar se në kufirin me Serbinë, autoritetet serbe kanë shprehur interesim të veçantë për zhvillimet në Kosovë, veçmas për pjesëtarë të UÇK-së dhe institucionet e sigurisë.

Në këto raste, duke marrë parasysh se asgjë nuk i obligon qytetarët tanë që të flasin, e as ligjet e Serbisë, iu bëjmë thirrje që mos të përgjigjeni në këto kërkesa, që kanë për qëllim vetëm e vetëm pajisjen me informacion pa paguar asgjë.

Qytetarët të mos bien pre e provokimeve të autoriteteve të Serbisë, që përmes kurtheve të ndryshme, deklaratave dhe pohimeve të rreme, synojnë t’i zhytin për të ofruar të dhëna apo bashkëpunuar me ta.

Në këto raste, qytetarët, nëse eventualisht pyeten për gjëra të tilla, të kërkojnë arsyer pse po ndalen dhe të kërkojnë praninë e avokatit të kërkojnë të kuptojnë se nëse janë të dyshuar për ndonjë vepër. Përndryshe, nuk kanë asnjë obligim që të flasin!

Të ndaluarit e mundshëm, është mirë që rastet t’i paraqesin tek institucionet e Republikës së Kosovës, kurse ata që kanë shtetësi tjetër (të ndonjë vendi perëndimor), rastet t’i raportojnë edhe pranë autoriteteve të shteteve ku jetojnë.

Exit mobile version