Site icon PrishtinaPress

Instituti i Shëndetësisë: Vaksinat anti-COVID kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës duke bërë thirrje për vaksinim, ka theksuar se me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

Instituti thekson se vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Postimi i plotë i IKShPK-së

Qytetarë të dashur!

Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë rritur në mënyrë rapide javën e fundit! Pos masave tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, e keni dispozicion metodën më të mirë, më të lirë dhe më efikase në luftë kundër COVID-19: VAKSINIMI!

Për hir të shëndetit tuaj!

Ju lutemi!

 Vaksinohuni! 

 Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

 Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

 Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

 Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

 Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

 Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

 Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

 Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

 Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtës nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

 Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

 Vaksinohuni! 

Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

Exit mobile version