Gjatë ditës së djeshme është publikuar “Letërnjoftimi i Komunave“ nga instituti “GAP”. Në këtë publikim raportohet për realizimin ose jo të premtimeve elektorale nga qeverisjet komunale.
Nga ky publikim del që kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kabineti i tij nga 51 premtime që i kanë dhënë, 33 prej tyre i kanë përmbushur plotësisht.
“1 është gjysmë i përmbushur, 9 kanë filluar të realizohen dhe vetëm 8 nuk kanë filluar ende”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se deri në përfundim të mandatit “të gjitha premtimet do të realizohen”.

“Deri në përfundim të mandatit të gjitha premtimet që ju kemi dhënë qytetarëve do të realizohen. Kemi edhe 1 vit deri në përfundim të mandatit për të realizuar të gjitha premtimet, e që për të ndodh kjo po punojmë çdo ditë”, ka thënë ai.