1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Institucionet e sigurisë: Kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës erdhi nga Serbia, i maskuar me gjuhë arabe

E-maili që ka ardhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” se ka një bombë, ka ardhur në gjuhen arabe. 

Është shkruar kot, sa për ta rritur ndjenjën e pasigurisë, ta sabotojë infrastrukturën vitale në Republikën e Kosovës.

Kështu tha për Kosovapress, një burim nga institucionet e sigurisë.

Në kohën kur rruga u mbyll me barrikadë, në anën serbe të kufirit në Merdar, rruga e mërgimtarëve shqiptar, Serbia ka dashur që ta rrisë këtë pasiguri edhe me bllokimin e Aeroportit.

Megjithëse, e-maili është shkruar në gjuhën arabe, hetimet kibernetike kanë treguar se, bëhet fjalë për një e-mail të fshehur mirë, por që ka ardhur nga Serbia.

Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, në vazhdimësi kanë dyshuar se, format e kërcënimit përmes radikalizmit fetar në Kosovë mund të vijnë nga Serbia, rasti i sotëm ishte ndër rastet e rralla që është argumentuar se dyshimet tona janë me vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img