2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Institucionet e Kosovës nuk kanë dëshmuar vendosmëri politike për Interpolin”

Kosova ka dështuar të anëtarësohet në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë, në veçanti në organizatën ndërkombëtare të policisë kriminale “Interpol”, pasi që përpjekjet e saj kanë qenë joserioze. Kështu ka vlerësuar raporti i nxjerrë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me titull “Nyja e Gordianit: Pengesat e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të sigurisë – Rasti i INTERPOL-it”.

Sipas këtij raporti, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) angazhimi i institucioneve kosovare ka ngelur më tepër në kufijtë e deklarimeve politike sesa të veprimeve konkrete në këtë drejtim.
“Institucionet përkatëse të Kosovës nuk kanë dëshmuar vendosmëri politike për të vendosur marrëdhënie zyrtare dhe të drejtpërdrejta me INTERPOL-in, derisa urë lidhëse vazhdon të mbetet misioni i UNMIK-ut”, thuhet ndër të tjera në këtë raport-analizë. Ky hulumtim bën të ditur se për anëtarësim në INTERPOL, Kosova nuk duhet të jetë pjesë e OKB-së.
“Diplomacia kosovare duhet të argumentojë në pikëpamje juridike e policore të drejtën për anëtarësim në INTERPOL. Mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe argumentet juridike me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA shërbejnë si përparësi”, rekomandohet në raport.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img