4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Institucionet e drejtësisë nënshkruajnë Deklaratë të Zotimit për reformë në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me krerët e sistemi të drejtësisë sot kanë nënshkruar Deklaratën e Përbashkët të Zotimit për reformën në sistemin e drejtësisë.

Kjo deklaratë kanë konsideruar si mundësi për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Deklarata është nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Mejreme Memaj, ushtruese detyre e kryetarit të Gjykatës Supreme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur se kjo deklaratë parasheh një plan të detajuar të veprimeve të përbashkëta për adresimin e reformës në drejtësi.

Ajo ka theksuar se reforma në drejtësi ka pasur dy drejtime, derisa ka rikujtuar se amandamentet kushtetuese për vetting tashmë ndodhen për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo deklaratë parasheh një plan të detajuar të veprimeve të përbashkëta për adresimin e reformës në drejtësi, kontrollin e integritetit të gjyqtarëve dhe po ashtu të prokurorëve gjithashtu vlerësimin e performancës dhe disiplinimin dhe njëjta do të bëhet përmes forcimit të mekanizmave ekzistues të integrtietit, performancës or edhe disiplinimit ashtu siç edhe ka kërkuar Komisioni i Venecias që ka dhënë për reformën në drejtësi. Vlerësimi përfshinë verifikimin, kontrollin e integritetit dhe vlerësimin e performancës të dyja janë procese të ndara të cilat zhvillohen në të njëjtën kohë arsyeja pse po e përmend këtë është se lidhet direkt me deklaratën e përbashkët”, ka thënë ajo.

E para e drejtësisë në vend është shprehur se brenda këtij viti synojnë ta përmbyllin edhe vlerësimin apo identifikimin e nevojave edhe ndryshimet adekuate ligjore.

“Sipas planit të veprimit dhe deklaratë së përbashkët të zotimeve, identifikimi i nevojave për ndryshime përmes një procesi të vlerësimit do të bëhet deri në qershor të vitit 2023 pra këtij viti. Ndërsa, ndryshimet adekuate ligjore bazuar në identifikimin e nevojave dhe ndryshimet eventuale që mund të bëhet në legjislacione deri në dhjetor të vitit 2023. Pra, brenda këtij viti synojmë që ta përmbyllim edhe vlerësimin apo identifikimin e nevojave edhe ndryshimet adekuate ligjore. Jemi treguar gogja optimist në atë që mund të arrijmë, prandaj edhe secili prej nesh e ka për obligim që me stafet profesionale me ekspert që na mbështesin të arrijmë që ta jetësojmë dhe të jemi në këtë plan ta zbatojmë planin që e kemi paraparë“, ka thënë ai.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj është shprehur se ndonëse kanë qëndrime të ndryshme sa i takon amendamenteve kushtetuese për vettingun në sistemin e drejtësisë, si KGJK kanë identifikuar tema që përbëjnë reformë për çka shpreson që do t’i kontribuojë sundimit të ligjit.

“Është e rëndësishme të theksohet që ne kemi arritur deri tek kjo deklaratë tek ky proces duke nis nga fakti që të gjitha institucionet që nënshkruajnë këtë deklaratë kishim dhe vazhdojmë të kemi qëndrime të ndryshme lidhur me çështjen e amendamenteve kushtetuese. Megjithatë, ne kemi vendosur të mos paragjykojmë fare procesin e amendamenteve kushtetuese është mandat i Kuvendit, do të kemi edhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për këto amandamentet, pra është jashtë mandatit të institucioneve që nënshkruajmë këtë deklaratë çështja e amandamenteve kushtetuese. Përndryshe, bie në përgjegjësinë e institucioneve tona çështja e reformës që për vlerësimin e KGJK ne kemi identifikuar tema mjaftë substanciale që përbëjnë reformën dhe që shpresojmë shumë që ka me i kontribuar sundimit të ligjit në Kosovë“, ka thënë Zogaj.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku është shprehur se kjo deklaratë është dokument për avancimin dhe fuqizimin e ligjit.

Duke u zotuar për kontributin që do të japin për arritjen e kësaj reforme, Maloku ka thënë se ky dokument eviton çdo sfidë apo shqetësim të ngritura nga MD, KPK e KGJK.

“Nuk ka dilemë se kjo deklaratë është një dokument drejt avancimit dhe fuqizimit të ligjit e cila pikërisht buron nga rishikimi funksional i sundimit të ligjit dhe bazuar në raportet e Komisionit Evropian dhe Komisionin e Venecias… të gjitha rekomandimet specifike nga ky dokument dalin nga strategjia e sundimit të ligjit e të cilat në një mënyrë fuqizojnë kuotën ligjore në kuadër të KGJK dhe KPK. Pastaj, fuqizojnë funksionimin e gjykatave dhe prokurorive në drejtim të vlerësimit të performancës së gjyqtarëve e prokurorëve, llogaridhënies, integritetit efikasitetit që ka të bëjë me gjyqtarë e prokurorë“, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img