9.2 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Instagrami e shpërblen kosovarin me 25 mijë dollarë

Benjamini është nga fshati Llaushë, i  komunës së Skenderajt dhe ndjek studimet e vitit të parë në Shkenca Kompjuterike në kolegjin privat UBT , përcjellë Magazina.al.

Ai si studenti i vetëm shqiptar nga miliona përdorues të Instagram-it , arriti të zbulojë gabimet e kësaj platforme, prandaj edhe do shpërblehet me 25 mijë dollarë.

Ndërkohe Benjamini ka theksuar se Instagram është platformë që ka tipare dalluese, por gjithsesi sipas tij nuk ka qenë e vështirë që të gjejë mangësi në sigurinë e përdoruesve.

“Për disa muaj rresht kam testuar mangësitë dhe gabimet e Instagram-it dhe kam raportuar tek kompania, me ç’rast si kundërpërgjigje ata më aprovuan testimet, si dhe më kanë shpërblyer me një shumë të konsiderueshme të të hollave, që pres t’i marrë ditëve në vazhdim”, tregoi Gecaj, i cili duke shpjeguar mënyrën e realizimit të kësaj pune, shtoi se ka arritur që me llogari të rrejshme, të mbyllë shumë llogari të përdoruesve. Magazina.al/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img