Koordinatorit të Inspektoratit të Punës për rajonin e Prishtinës, Muhamet Binakut, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimin e bazuar për marrje të ryshfetit, raporton Indeksonline.
Binaku dyshohet se është kapur me 10 mijë euro nga Krimet Ekonomike dhe mbi të tani rëndon akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të mitos.
Policia e Kosovës në luftën e saj të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me datën 23 shator, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës ka realizuar një operacion, me ç’rast ka arrestuar Koordinatorin e inspektoratit të Punës për rajonin e Prishtinës, raporton Ineksonline.
Hetimet përkitazi me këtë rast ende janë duke vazhduar nga Njësiti kundër Krimeve Ekonomike.