-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Inspektori maqedonas thotë se në vitin 1999 në kampin e refugjatëve Stenkovec, serbët kishin planifikuar atentat ndaj Hashim Thaçit

Inspektori maqedonas në Drejtorinë e gjashtë policore, Zoran Dinevski, sot është afër pensionimit. Mirëpo ai ende e kujton si të kish ndodhur dje vizitën e presidentit të deridjeshëm kosovar, Hashim Thaçi në kampin e refugjatëve Stenkovec në vitin 1999.

“Ishim 10-15 policë të angazhuar për sigurinë e Hashim Thaçit, kurse unë kisha detyrën që të qëndroj tekstualisht i ngjitur me trup për të. Kuptohet që edhe amerikanët merrnin pjesë prej distance. Kishte informacione se serbët dëshirojnë t’i bëjnë atentat. Ishte planifikuar që Thaçi të arrijë me helikopter, por për shkak të frikës se mund të ja rrëzojnë erdhi me veturë. Për këtë kishin angazhuar agjentë të shërbimit sekret ushtarak serb, KOS. Siguria ishte ngritur në nivelin më të lartë. Kishim urdhër të gjuajmë për çdo lëvizje të dyshimtë. Mendoj se këtë e tregon edhe qëndrimi im që shihet në fotografi”, thotë Dinevski për Lajmpress, duke sjell kujtimet e para 21 viteve.

“Në vizitë të refugjatëve në Stenkovec ishte edhe Ibrahim Rugova. Niveli i sigurisë për mbrojtjen e Rugovës ishte në nivel pak më të ulët se për Thaçin, por ajo që vërejta ishte se njerëzit në kamp Rugovën e pritën me më shumë simpati se Hashim Thaçin”, shton Dinevski.

Dinevski është sigurimi me armë në dorë që qëndron pranë Thaçit, në gjendje të plotë gatishmërie (rrethuar në foton më lart). Kjo fotografi vërshoi internetin dje, pas shkuarjes së ish udhëheqësit të U:K-së kosovare në Hagë.

Ai thekson se pas vizitës në Stenkovec, ish presidenti Rugova ka shkuar në selinë e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), kurse Hashim Thaçi në takim me Arbër Xhaferin dhe Menduh Thaçin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img