Site icon PrishtinaPress

Inspektori Beka: Zjarri në Emshir ishte i qëllimshëm

Një incident i zjarrit ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në garazhin e një ndërtese në lagjen Emshir, në Prishtinë.

Tre vetura u dogjën tërësisht dhe dy të tjerë u dëmtuan si pasojë i këtij zjarri.

Inspektori për mbrojtjen nga zjarri Muharrem Beka, tha për Klankosova.tv se “zjarri ishte i qëllimshëm”.

“Personi i dyshuar është kapur nga kamerat e sigurisë. Nuk ka dyshim se zjarri është i qëllimshëm. Personi në fjalë është parë si e shkakton zjarrin”, tha Beka për Klankosova.tv

Tutje, ai dha detaje për rastin.

“Vendi ku ka ndodhur rasti ka pasur masa të sigurisë, ka pasur laura, ka pasur kamera, ka pasur ndriçim. Tymi ka hyrë brenda hyrjes së ndërtesës”, tha Beka.

“Ka pasur njerëz të asfiksuar, por fatmirësisht pa ndonjë lëndim serioz. Hetimet lidhur me rastin po zhvillohen bashkë edhe me policinë, forenzikën”, shtoi ai.

Klankosova.tv mëson se cak i zjarrit ishte vetura e një zyrtari të Administratës Tatimore të Kosovës.

Deri më tani nuk dihet nëse ndonjë person është arrestuar.

Exit mobile version