Site icon PrishtinaPress

Inspektorati ia ndërprenë punën një fabrike në Gjakovë, 17 punëtore u alivanosën shkak i temperaturave të larta

Inspektorati i Komunal dhe Prokuroria ia kanë ndërprerë punën një fabrike në Gjakovë.

Kjo pasi 17 punëtore janë alivanosur për shkak të temperaturave të larta, transmeton Indeksonline.

4 punëtore dje kërkuan ndihmë në Spitalin e Gjakovës, kurse ditë më parë 13 punëtore të tjera ishin lajmëruar për të njëjtin problem.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Gjakovë 26.06.2021 – 13:00. Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se katër punëtore femra kosovare të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi si pasojë e temperaturave të larta janë alivanosur. Ndërsa ditë më parë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 13 punëtore, për të njëjtin problem. Lidhur me rastin, është intervistuar menaxheri i fabrikës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori dhe Inspektorati Komunal, të cilët kanë ndërpre punën. Rasti nën hetime.

Exit mobile version