0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Inspektorati i Tregut gjen mospërputhje të çmimeve në rafte dhe arkë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Inspektorati i Tregut ka vazhduar inspektimet edhe gjatë ditëve të fundjavës. Sipas njoftimit, qëllimi i inspektimeve është verifikimi i çmimeve dhe produkteve bazike për shportën e konsumatorëve.

Sipas njoftimit, edhe sot janë gjetur mospërputhje të çmimeve në rafte dhe arkë.

“MINT përmes Inspektoratit të Tregut ka vazhduar inspektimet edhe gjatë ditëve të fundjavës. Qëllimi i inspektimeve në këtë periudhë vazhdon të jetë verifikimi i çmimeve të produkteve bazike për shportën e konsumatorëve. Gjatë inspektimeve të ditës së shtunë, Inspektorët e Tregut kanë hasur  në parregullsi sa i përket mospërputhjes së çmimeve raftë–arkë, mashtrimit lidhur me zbritjet e reklamuara dhe në disa produkte ka munguar deklaracioni në gjuhën shqipe, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.

MINT ka falënderuar konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Në të njëjtën kohë i siguron konsumatorët se Inspektorati i Tregut do të jetë aktiv në interes të mbrojtjes së konsumatorëve, eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, mbrojtjen e konkurrencës së drejtë dhe në bashkëpunim me inspektorët e tregut në komuna, do të vazhdojë inspektimet në tërë Kosovën dhe në çdo rast kur konstatohen parregullsi, do të merren masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img