6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Inspektohen institucionet shëndetësore që kryejnë IVF-në

Institucionet shëndetësore të cilat merren me kryerjen e procedurave të IVF-së po i nënshtrohen një inspektimi të rreptë të Inspektoratit Shëndetësor. Kjo me qëllim të vërtetimit të dyshimeve të ngritura në një raport të KFAM-it për parregullsi gjatë frytnimit të asistuar.
Inspektorati në këtë fazë nuk jep detaje lidhur me të gjeturat, shkruan ‘Zëri’.
Inspektorati Shëndetësor i Kosovës po inspekton të gjitha institucionet private shëndetësore që merren me frytnimin e asistuar mjekësor.
Kjo pas publikimeve që ka bërë gazeta “Zëri” të një varg artikujsh në lidhje me të gjeturat e Komisionit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor (KFAM) gjatë monitorimit të këtyre institucioneve lidhur me sigurimin e spermës dhe qelizave vezë.
Shaban Osmanaj, zëvendëskryeinspektor shëndetësor, ka thënë për “Zërin” se pas raportit të Komisionit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor (KFAM), me rekomandim edhe të ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, që nga java e kaluar kanë bërë një varg inspektimesh sistematike.
Inspektimet ndërlidhen, sipas tij, me respektimin e Udhëzimit Administrativ 06/2013, që e rregullon fushën e shërbimit shëndetësor për frytnimin e asistuar mjekësor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img