Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri , ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme nga rrugët e Prishtinës janë larguar 27 vetura, të cilat operonin si taksi.
Po ashtu, vozitësit e këtyre veturave janë dënuar me 100 euro si dhe iu janë konfiskuar targat.
“Gjatë aktivitetit të sotëm në terren, ekipet nga sektori i Rendit Komunal kanë përjashtuar nga qarkullimi 27 automjete që transportonin ilegalisht udhëtarë.
Gjobë dhe konfiskim të targave në secilin rast!
Vazhdojmë me ndërrimin e dytë…”, ka shkruar Tahiri.