0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Insistimi i Kurtit për raporte të mira me SHBA-në: Për shumicën e gjërave pajtohemi, por jo për gjithçka

Kryeministri i i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka ka pasur reagime dhe deklarata të ashpra nga zyrtarët amerikanë, përfshirë ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier dhe emisarin amerikan, Gabirel Escobar.

Kurti insistoi sërish se raportet me SHBA-në janë shumë të mira. Edhe në këtë herë, Kurti pati një shpjegim duke e lidhur me qeveritë e kaluara.

Ai tha se qeveritë e kaluara kanë “shkëlqyer nga serviliteti” dhe sipas tij kjo është përshtypja e qytetarëve që i kanë votuar.  

“Raportet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat i pazëvendësueshëm, e i paçmueshëm, si një partner substancial në të kaluarën, në të ardhmen e sidomos tani, në këtë vit të rëndësishëm dhe si një mik të dëshmuar janë shumë të mira, por marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër. Duhet të jetë një raport me rrugë dy kahore. Nëse për të pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme kushti dhe garancia, dhe mundësia është veç serviliteti do t’i kishin pas ata që kanë shkuar jo unë, pse erdhi puna unë të bëhem kryeministër. Sepse populli i Kosovës po donë marrëdhënie më të thella e më të gjëra, jo me shkëlqy nga serviliteti, por me përfitu nga normaliteti”, tha Kurti në televizionin publik.

Ai ka folur edhe për takimet dhe raportet që ka me të të dërguarin e posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Vazhdimisht diskutojmë dhe se për shumicën e gjërave pajtohemi por jo për gjithçka. Nganjëherë neve na duket që për hollësi të caktuara kemi më shumë informacion, por këto nuk paraqesin mospajtime që do të shndërrohej në tension”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img