Site icon PrishtinaPress

Inpektorati Policor suspendon tre zyrtarë policorë pas arratisjes së Millan Radojiçiq

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendmin e tre zyrtarëve policorë të cilët kishin qenë në punë dhe në pikë kontrollin e pikës kufitare në Bërnjak e që të njëjtit nuk e kanë arrestuar Milan Radojiçiq.

Kështu ka bërë të ditur IPK nëpërmjet një komunikate për medie.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë (një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor – që të gjithë punonjës në në pikë kalimin kufitar në “Bërnjak” në Drejtorin Rajonale Kufitare “Veriu”). IPK mbrëmë ishte njoftuar nga Policia e Kosovës rreth një incidenti i cili kishte ndodhur në pikë kalimin kufitar në “Bërnjak” në Drejtorinë Rajonale Kufitare Veriu ku gjatë procedurave të kalimit kufitar në hyrje ishte paraqitur një i dyshuar (me inicialet M.R) dhe i njëjti kishte rezultuar si person i kërkuar”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa IPK ka vazhduar se personi i kërkuar dyshohet se ka vozitur vetrën në drejtim të Serbisë, derisa dokumentet i kanë mbetur në pikën e kalimit kufitar.

“Personi i kërkuar dyshohet se ka vozitur veturën e tij mbrapa dhe është kthyer prapë në drejtim të Serbisë, ndërsa dokumentet e tij kishin mbetur tek zyrtarët policorë të pikë kalimit kufitar. “

IPK në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë nisur hetime ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë filluar një procedurë hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në komunkatë.

Millan Radojiçiq mbrëmjen e kaluar është arratisur në pikën kufitare Bërnjak.

Exit mobile version