‘El Clasico’ e një nate më parë, do të mbahet mend përgjithmonë edhe nga Sergio Ramos.
Mbrojtësi spanjoll është ai fatlumi që ka marrë fanellën e Iniestas, në ‘El Clasicon’ e tij të fundit.
Këtë e ka konfirmuar Ramos në rrjetet sociale.
“Përtej asaj që ndodhi në fushë, nata e kaluar do të mbahet mend si ‘Clasico’ e fundit për Iniestan. Do të më mungoni miku im”, ka shkruar Ramos.