2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Iniciohet rast “vrasje në tentativë” për tre llapjanët që e rrahën imamin e fshatit

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të rinj që dyshohet se rrahën rëndë imamin e fshatit Lupç i Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berishën.

Të arrestuar janë: B.M, 27-vjeçar, A.M, 28-vjeçar dhe Sh.M 25-vjeçar, të cilët janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është inicuar rast për “vrasje në tentativë”.

“Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka njoftuar Policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen tre persona të dyshuar për vrasje në tentativë

Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, është gjetë një person i lënduar rëndë.

Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar.

Personat e arrestuar: 

1.B.M, mashkul 27vjeç 

2.A.M, mashkul 28vjeç  dhe

3.Sh.M mashkul 25vjeç, 

pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img