1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit të vrasjes së Sebahate Morinës nga ish-bashkëshorti

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit ndaj të ndjerës, Sebahate Morina.

Sipas njoftimit, inicimi i procedurës disiplinore ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin e gjerë publik se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti. Për epilogun e kësaj procedure opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë e Shtetit.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim përmes së cilit ishte konstatuar se shteti “ia shkeli të drejtën për jetë” Sebahate Morina, e cila u vra nga ish-bashkëshorti më 14 mars 2021 në Prishtinë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img