-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Iniciohet procedurë disiplinore ndaj Munishit dhe Duros

Në xhiron e 18-të në Superligën e Kosovës në futboll ka pasur kundërthënie të ndryshme lidhur me reagimet për ndarjen e drejtësisë në ndeshje të caktuara.

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur të martën (15.12.2020) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 12-13.12.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore ka sjellë vendimet.

Ndaj trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi, është iniciuar procedurë disiplinore për mosrespektimin e kodit të sjelljes lidhur me deklaratat pas ndeshjes ndaj Prishtinës.

ISMET MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit BALLKANI me numër të ID kartelës ; 009766M74 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mosrespektimin e kodit të sjelljes (shkelje e dispozitave të kodit të sjelljes) në ndeshjen e javës së; XVIII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – BALLKANI e zhvilluar me datë 13.12.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar (pas përfundimit të ndeshjes për media dhe rrjete sociale përdor fjalor të pa përshtatshëm, ofendues., linçues, fyes, banal, nënçmues dhe degradues ndaj personaliteteve sportive, që është në kundërshtim me etikën, edukatën dhe kodin e sjelljes së punëtorëve sportiv – trajnerit të futbollit). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore (në mungesë të deklaratës) ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Ismet Munishi lidhur me rastin. Afati datë 21.12.2020.

Edhe ndaj trajnerit të Feronikelit, Klodian Duro, është iniciuar procedurë disiplinore për mosrespektim të kodit të mirësjelljes sportive në media pas përfundimit të ndeshjes ndaj Llapit.

KLODIAN  DURO; kryetrajner  i klubit të futbollit FERONIKELI nga Drenasi  me numër të ID kartelës; 022478M77 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mosrespektim të kodit të mirësjelljes sportive në media pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XVIII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – FERONIKELI  e zhvilluar me datë  12.12.2020 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Raportet zyrtare (prononcimi për media në studio televizive ku deklaron se; Ekipi që është në vend të parë është i favorizuar nga gjyqtarët, me këtë prononcim ka dëmtuar imazhin e organeve të FFK-së e që janë shpifje, fyerje dhe ofenduese  dhe në kundërshtim me etikën sportive). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës); I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata  plotësuese nga kryetrajneri  Klodian Duro lidhur me rastin. Afati datë 21.12.2020.

Procedurë disiplinore është nisur edhe ndaj klubit Prishtina “për lëshime në organizimin e ndeshjes” kundër Ballkanit.

FC PRISHTINA; nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XVIII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – BALLKANI e zhvilluar me datë  13.12.2020 në stadium “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Raportet zyrtare (minuta e 15 e takimit; loja ndalet  për 5 minuta ngase një numër i spektatorëve ishte futur në tribunat e stadiumit në kundërshtim me  rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK-së dhe  FFK-së). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1  I Rregullores  disiplinore  (në mungesë të raportit plotësues të klubit); I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri  në kompletimin e lëndës. Kërkohet raporti plotësuese nga klubi futbollistik Prishtina nga Prishtina – zyrtari për siguri nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 21.12.2020.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img